Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në rrjetin e tij X ka njoftuar për vizitën që është duke zhvilluar dhe takimin me homolugun e tij, Nikol Pashinyan në Armeni, në kuadër të Samitit të 8 të Komunitetit Politik Europian i cili do të mbahet ditën e hënë në Jerevan.
“Duke falënderuar qeverinë armene për mikpritjen e ngrohtë, u pajtuam për nevojën që të zhvillohen më tej marrëdhëniet dhe të rritet koordinimi dhe bashkëpunimi dypalësh në fushat me interes të përbashkët. Pres me padurim të takohemi sërish dhe ta mirëpres në Prishtinë.
Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore”, thotë Kurti.
Kurti falënderoi Kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive.









