Shkarkohet trajneri i parë në javën e parë në nisje të kampionatit të Kategorisë Superiore.
Klubi i Laçit ka njoftuar se Stavri Nica nuk do të drejtojë më kurbinasit si pasojë e barazimit 3-3 kundër Erzenit.
Stavri Nica mori drejtimin e Laçit për të disatën herë në javët e fundit të sezonit të kaluar.
Por kjo lëvizje që në nisje të javës së parë tregon jo vetëm rolin e dobët të trajnerit, por edhe seriozitetin e klubeve.