Elton John u shtrua në spital gjatë kësaj fundjave pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice, Francë.
Këngëtari u transportua në qendrën ortopedike të spitalit Princess Grace në Monako, ku mori trajtim paraprak .
“Mund të konfirmojmë se pas një rrëzimi dje në shtëpinë e tij në jug të Francës, Elton vizitoi spitalin lokal si masë paraprake,” thotë përfaqësuesi i John për Page Six.
Më herët gjatë turneut të tij të fundit John ka falenderuar fansat për mbështetjen e tyre të vazhdueshme gjatë gjithë karrierës së tij pesëdhjetëvjeçare.
“Nuk mund t’ju them se sa shumë do të më mungojnë fansat dhe sa më ka përulur mbështetja e tyre. Ata do te qëndrojnë me mua përgjithmonë,” ka thënë ai.
Edhe pse nuk do të shkojë më në turne, fituesi i Grammy-t nuk e ka përjashtuar mundësinë e publikimit të këngëve të reja.