-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen nga veriu! Meteorologia: Dy ditë stuhi dhe breshër

Kryesoret

Të gjithë me sytë nga qielli po presin një kthesë të motit pas një gushti me temperatura përvëluese. Meteorologia Lajda Porja shprehet se nesër pritet që të ketë rrebeshe shiu, breshër dhe stuhi të forta ere. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë reshje më të pakta, të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht në zonat malore.

“Pas një fundjave të kthjellët dhe shumë të nxehtë, parashikohet mot në ndikimin e paqëndrueshëm, duke filluar që sonte në mesnatë ku priten reshje dhe rrebeshe shiu. Deri të premten do të ketë vranësira dhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Reshjet më të dukshme do të jenë kryesisht ditën e martë dhe të Mërkurë me pak do të ketë dita e Enjte dhe dita e Premte dhe me pas do të kemi sërish një fundjavë me diell dhe ndryshim të situatës termike.

Të Martën edhe vija bregdetare rrezikohet nga reshjet edhe pjesërisht dita e Mërkurë, të Enjten dhe të Premten vija bregdetare për ato që janë duke pushuar nuk rrezikohet nga reshjet, por mbetet një mot me vranësira dhe relativisht i freskët dhe fundjava me diell”, theksoi meteorologia Lajda Porja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit