-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat në sallë! Shtyhet vendimi për fatin e biznesmenit dhe ish-shefit të policisë

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi sot që të shtynte për në 31 gusht shpalljen e vendimit për kërkesën e gjashtë të arrestuarve gjatë operacionit “Metamorfoza” që kërkojnë lirimin nga qelia.

Në burg janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Edmond Preka.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete, kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë për korrupsion.

Gjoka dhe të dyshuarit e tjerë kanë pretenduar se nuk kanë përdorur asnjëherë aplikacion Sky dhe se nuk kanë asnjë lidhje me kodet që pretendon SPAK.

Në seancë ka pasur debat mes avokatëve të të arrestuarve me prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarin për marrjen si provë të bisedave në “Sky”. Mbrojtja po tenton të godasë anën procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit