-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkodrani hedh armën dhe ia fut vrapit

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 34-vjeçar me precedentë të theksuar penalë, i cili lëvizte i armatosur me pistoletë. Në momentin që konstatoi shërbimet e Policisë, ai hodhi armën dhe tentoi të largohet me vrap, por u kap pas ndjekjes nga efektivët.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Fahri Ramadani”, po lëvizte një shtetas i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar menjëherë punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëeapon”, kanë ushtruar kontrolle në gjithë zonën.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet, ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete, pa leje, dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Pas ndjekjes intensive nga shërbimet e Policisë, është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi B. P., 34 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, shtetas me precedent të mëparshëm penal, për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Goditjet për shkak të detyrës””, njofton policia.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit