-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhimbje e madhe! Djalin ia vranë, babai në lot: Më ndihmoni të sjell trupin

Kryesoret

Agim Bitri, i ati i Klajdit, 23-vjeç që u vra pasditen e së dielës në Itali i kërkon ndihmë shtetit që të sjellë trupin e të birit në Lushnje për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

I tronditur, babai i të riut u shpreh se gruaja që ndodhet e shtruar në spital nuk e di ende të vërtetën. Kërkoi drejtësi për djalin që i pre jeta në lule të rinisë.

Lotët dhe lutja e babait për djalin që iu vra: Iku në lule të rinisë, nuk shijoi asgjë…

Mua më ka ndodhur një fatkeqësi shumë e madhe, që nuk ia uroj as hasmit. Djali vajti për të ndante një çift që po ziheshin. Nuk e di se me çfarë ma qëlluan. Ma vranë. Djali nuk asnjë faj. Jemi njerëz të thjeshtë. Kam punuar me forcat e mia.

Kërkoj drejtësi. Nuk e di a ekziston. Djali ishte në lule të rinisë, 23-vjeç, nuk e shijoi dot jetën. Më mirë të më kishte ndodhur mua, se i kam shijuar të gjitha, fëmija im nuk ka shijuar asgjë. Të vijë trupi sa më shpejt.

Gruaja është në spital. Po bëjmë dy ditë që qajmë. Gruaja më thotë “më çoni në Itali te çuni”. Qaj në shtëpi, nuk qaj dot. Edhe tani që po flas po dridhem. I kërkoj kryeministrit dhe kush mundet, ndihmë.

Bukë më kripë të ha vetëm të më vijë djali. Nuk kam as pasaportë dhe as lekë që të iki në Itali. Kërkoj ndihmë. Jam bërë që të vras veten. Jetoj vetëm për gruan dhe djalin tjetër 18-vjeç” tha ai me lot në sy.

Klajdi Bitri u vra të dielën nga një algjerian me një shtizë që u godit në gjoks pasi u fut për të mbrojtur shokun italian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit