-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diktatori famëkeq thirrje ushtrisë: Të jeni gjithnjë në gatishmëri për luftë!

Kryesoret

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i ka bërë thirrje ushtrisë së vet të jetë gjithmonë në gatishmëri për luftë, në mënyrë që t’i parandalojë komplotet e rivalëve për pushtimin e vendit të tyre, raportuan mediat shtetërore të martën.

Ai i bëri këto deklarata pasi Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia mbajtën ushtrime detare trepalëshe për t’u përballë me kërcënimet bërthamore në rritje të Koresë së Veriut. Ushtria amerikane dhe ajo jug-koreane janë duke mbajtur stërvitje të ndara dypalëshe verore që nga java e kaluar.

Koreja e Veriut i sheh stërvitjet e tilla me përfshirjen e SHBA-së si përgatitje për pushtim, megjithëse Uashingtoni dhe partnerët e tij ngulin këmbë se stërvitjet e tyre janë mbrojtëse.

Kimi tha gjatë një fjalimi për shënimin e Ditës së Marinës së Koresë së Veriut të hënën se ujërat pranë Gadishullit Korean janë bërë jostabile “nga rreziku për luftë bërthamore”, për shkak të armiqësive të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve qendrore të Koresë Veriore.

Ai i përmendi stërvitjet e SHBA-së me aleatët e vet, vendosjen e armëve të fuqishme amerikane në ujërat afër Gadishullit Korean dhe një samit së fundmi mes SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, ku u arrit një marrëveshje për rritjen e bashkëpunimin për mbrojtje, si kundërpërgjigje ndaj programit bërthamor të Koresë së Veriut.

SHKRIMI I PLOTË NË REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit