Drama mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit nuk ka marrë fund pasi partnerja e Ledri Vulës ka përmendur sërish rreshtin e këngës nga e cila nisi edhe sherri virtual.
“Ama prap më le vetëm,” komenton Sara në foton e saj, si vazhdim i fjalisë që i shkruajti një ndjekës: “ti kom dhon krejt.”
Dafina dhe Ledri u vunë në qendër të vëmendjes këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.
Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”.
Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.
Aludimet ishin se dyshja po i dërgonte mesazhe tjetrit me anë të muzikës ku Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment: “T’i kom dhon krejt,” të cilin ai më pas e fshiu.