-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FBI: Kemi shkatërruar rrjetin global të hakerave rusë

Kryesoret

FBI dhe agjencitë evropiane thonë se kanë shpërbërë një rrjet global hakerash që kishin mashtruar mijëra persona.

Sipas deklaratës, Departamenti Amerikan i Drejtësisë sekuestroi më shumë se 8 milionë dollarë në kriptomonedhë nga hakerët në SHBA dhe në mbarë botën. Është vlerësuar se të paktën 200,000 kompjuterë janë hakeruar në SHBA dhe 700,000 në mbarë botën.

Studiuesit e sigurisë besojnë se rrjeti i hakerëve ka origjinën në Rusi dhe ka sulmuar organizata në mbarë botën, nga Gjermania në Argjentinë.

“U deshën vite për të ndërtuar “Qakbot” dhe do të ishte e vështirë dhe kërkon kohë për hakerët ta rindërtonin atë në të njëjtën mënyrë që bënin më parë,” tha zyrtari i lartë i FBI-së.

Hakerat në fjalë përdorën një teknikë të sofistikuar sulmi përmes botnet-eve, të cilët janë një rrjet kompjuterash ose pajisjesh të tjera të prekura me softuer keqdashës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit