Një grua 39-vjeçe është zbuluar në Kakavijë duke tentuar që të dilte nga Shqipëria me 11150 euro. Shuma, sipas policisë ishte fshehur nga gruaja me inicialet K. Q. në një çantë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.