-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KLSH: 600 gra të rrezikuara, 200 paciente me tumor nuk janë trajtuar në QSUT

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit që ka mbyllur në muajin korrik në Spitalin Onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ku trajtohen pacientët me sëmundje tumorale ka gjetur mjaft mangësi, që rrezikojnë jetën e personave të prekur. Raporti del në përfundimin se pajisjet nuk punojnë dhe 600 gra janë në rrezik.

Diagnozat janë sëmundje tumorale, të cilat kërkojnë trajtim me radioterapi me pajisjen Brakiterapi. Mjekët onkologë të njësisë së radioterapisë, referojnë se jo të gjithë pacientet trajtohen edhe me Brakiterapi, por shumica e rasteve gati 200 pacienteve në vit duhet të trajtohen nëpërmjet kësaj pajisje me radioterapi.

Trajtimi me Brakiterapi (Kyriterapi) nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv Iridium (192). Kjo pajisje nuk është bërë ende funksionale, për shërbimin dhe për trajtimin e pacientëve me Ca gjinekologjik me radioterapi.

Mungesa e Brankiterapisë, për periudhën e auditimit, ka sjellë mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre” thuhet në dokument.

Por jo vetëm pajisja. Në këtë spital në QSUT ka edhe mjaft probleme të tjera. Ka mungesë stafi, hapësira për të shtruar të gjithë pacientët. Në total janë trajtuar të hospitalizuar vetëm 9% të pacientëve, ndërsa 91% të pacientëve kanë marrë trajtimin e seancave të radioterapisë jo të  hospitalizuar.

Shpenzimet financiare për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje.

Ka mungesa të stafit me burime njerëzore për rrjedhojë shtohen ditët e gjata të pritjes për pacientët, duke ulur efektivitetin e shërbimit të trajtimit si dhe duke shtuar kostot financiare të pacientëve dhe familjarëve.

Numri i poltronëve “shtrat virtual” është në sasi të vogël vetëm 19 poltrona, ndonëse gjatë ditës trajtohen me kimioterapi 75-80 pacientë, të cilët nuk janë vetëm nga qarku Tiranë, por nga i gjithë vendi, duke sjellë për pacientët dhe familjarët e tyre kosto për transport dhe akomodim.

Spitali Onkologjik e ka të pamundur të krijojë kushte shtrimi në spital për të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë, pasi shërbimi me radioterapi është i centralizuar. Në total janë trajtuar të hospitalizuar vetëm 9% të pacientëve, ndërsa 91% të pacientëve kanë marrë trajtimin e seancave të radioterapisë jo të hospitalizuar.

Pranë Spitalit Onkologjik, nuk është ngritur dhe vënë në funksion njësia e kujdesit paliativ (hospis ditor/hospis 24 orë), për të bërë të mundur trajtimin e të sëmurëve paliativ me kancer në stadin terminal” thuhet në raport ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit