Një tragjedi brenda një familjeje është regjistruar në Nju Jork, duke çuar në shuarjen e plotë të saj.
Mësohet se një burrë goditi për vdekje me thikë gruan e tij, më pas vrau edhe dy fëmijët e tyre 1 dhe 3 vjeç dhe në fund u vetëvra një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur brenda në shtëpinë e tyre në Upper West Side.
Mediat amerikane shkruajnë se babai i gruas dhe një tjetër i afërm i saj kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, pasi prej ditësh nuk kishin marrë vesh asnjë lajm prej tyre.
Thuhet se ata kanë zbuluar gjithçka pasi kanë thyer bravën ku kanë gjetur edhe trupat.
Trupat e fëmijëve kishin plagë të shumta me thikë. Trupi i gruas u zbulua në korridor me një plagë në qafë, ndërsa burri u gjet në një dhomë gjumi, i shtrirë në shtrat me një thikë pranë tij.
UPPER WEST SIDE HORROR
Super killed wife, 2 small kids — and boy and a girl — and self in knife rampage, murder-suicide: cops“Really nice guy. Everybody likes him. He’s solid.”
Man’s mom and dad seen visibly shaken in the 86th St. lobby nr Riverside Dr. https://t.co/ItHZ4wX33Q pic.twitter.com/NxyogGs0xE
— New York Daily News (@NYDailyNews) August 29, 2023