-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Femrat shmangin abuzimet nëse nuk pinë alkool”, italianët revoltohen me partnerin e Melonit

Kryesoret

Partneri i kryeministres italiane, Giorgia Meloni, gazetari Andrea Giambruno së fundmi ka ngjallur shumë debate në oponioni publik në shtetin fqinj.

Ai ka bërë një deklaratë së fundmi në lidhje me keqtrajtimin e grave dhe vajzave e për këtë kryeministres italiane i kanë bërë thirrje që të distancohet nga komentet e tij.

Konkretisht, mediat italiane shkruajnë se gjatë një emisioni në televizionin Rete 4, Giambruno tha se gratë mund të shmangin keqtrajtimin duke mos konsumuar alkool gjatë daljeve nëpër klube të natës.

“Nëse vallëzoni, keni të drejtë të deheni. Megjithatë, nëse shmangni pirjen e alkoolit, atëherë me siguri do të shmangni që të futeni në telashe,” mësohet të ketë thënë Giambruno.

Giambruno gjatë emisionit po diskutonte për këtë problem me redaktorin e të përditshmes Libero, Pietro Senaldi, e që të dy janë deklaruar sesi përdhunuesit duhet të dënohen me dënime maksimale.

Edhe Senaldi ka rënë dakort me komentin e Giambruno rreth asaj se femrat duhet të shmangin alkoolin gjatë daljeve nëpër klube të natës.

“Nëse dëshironi të shmangni përdhunimin, para se gjithash mos e humbni vetëdijen. Qëndroni të kthjellët,” ka porositur gazetari italian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit