-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OSHEE i jep Papulit 1 mln Euro pa garë për qira makinash (Dokumentet)

Kryesoret

Nuk kanë të fryrë. Pak ditë më parë Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes pjesë e OSHEE hapën një tender 672 milionë lekë apo 6.1 milionë euro për 170 makina të reja me qira.

Por pesë ditë pas kësaj procedure prokurimi që është mjaft e dyshimtë pasi kostot e qirasë së një makine në fund të kontratës mbulojnë thuajse blerjen e saj, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri një tjetër lëvizje duke zgjatur kontratën me një vit të prokurimit të tre viteve më parë për marrjen e makinave me qira. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet.

Manovrat pa tender

Në datë 15 Qershor të vitit 2020 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, asokohe me në krye Adrian Çelën firmos një tender për 36 muaj, tre vite me kompaninë “CLASSIC” të biznesmenit Agron Papuli, të denoncuar shumë herë nga opozita për lidhje të ngushta me qeverinë dhe kryeministrin Rama.

Tenderi me një operator në garë rreth 5 milionë Euro duke llogaritur edhe TVSH-në u lidh për tre vite për dhënien e makinave me qira për nevojat e OSHEE-së.

Tashmë po vijmë drejt muajve të fundit të mbarimit të kontratës, që përkon edhe me tenderin e ri që hapi pak ditë më parë Furnizuesi i Shërbimit Universal dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për marrjen e makinave të reja me qira, 6.1 mln Euro.

Por papritur, ditën e sotme në faqen e prokurimeve publike njoftohet “amendimi i kontratës për shtyrje afati për marrjen me qira operacionale të automjeteve për nevojat e OSHEE GROUP sh.a”. 

Automatikisht, pa tender, nuk dihet çfarë negociate është bërë, drejtuesi i ri i OSHEE-së Enea Karakaçi i jep 93,996,000.00 Lekë ose mbi një milion Euro duke llogaritur edhe TVSH-në Papulit me zgjatjen e kontratës.

Pyetja që shtrohet është se me çfarë kushtesh është negociuar dhe përse nuk u zhvillua një garë e hapur?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit