Prokuroria e Posaçme nis hetimin pasuror për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Mes personave ndaj të cilëve po bëhet hetim pasuror janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.
“Metamorfoza”, BIRN: Investitori strategjik arrestohet për vrasje e organizatë kriminale
Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.
Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.
Debat në sallë! Shtyhet vendimi për fatin e biznesmenit dhe ish-shefit të policisë
Në burg janë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Edmond Preka.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltion Bistri dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete, kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë për korrupsion.