Policia gjermane ka kërkuar ndihmë për identifikimin e trupit të një djali mes moshës 5-6 vjeç i cili u gjet në një lumë në Gjermani më shumë se një vit më parë. Trupi u gjet në Maj 2022 në Bavari.
Interpol ka publikuar detaje të dosjes me shpresën se do të identifikohet emri i vogëlushit dhe do të përcaktohen “rrethanat misterioze të vdekjes së tij”. “Dikush, diku di diçka për këtë djalë”, thotë policia ndërkombëtare.

Interpol thotë se trupi u gjet i mbështjellë me letër alumini në lumin Danub dhe pas tij ishte lidhur një gur. Gjithashtu është publikuar një model i rindërtuar i fytyrës së tij.
Agjencia policore tha për “BBC” se është “e pazakontë që trupi i një fëmije të mbetet i paidentifikuar për një kohë kaq të gjatë” dhe ka mundësi që të ketë ardhur nga një shtet tjetër.
Kjo çështje është pjesë e programit Identify Me dhe informacionit të publikuar për publikun që do të ndihmojë në zgjidhjen e “çështjeve të ftohta”. Identify Me u lançua në Maj 2023 në përpjekje për të identifikuar 22 gra të dyshuara si viktima të vrasjeve, me më shumë se 500 mesazhe dhe informacione të dhëna nga publiku.