-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“S’e kuptoj pse foli”! Rama pret në zyrë diplomatin e SHBA-së

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në selinë e qeverisë të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Shqipëri, David Wisner. Në faqen zyrtare të selisë diplomatike amerikane në Tiranë theksohet se fokusi i bisedës ishte te raportet mes dy vendeve dhe zhvillimin më tej, por edhe Ukrainën.

I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të pohuar sërish lidhjen e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ata diskutuan partneritetin e ngushtë të vendeve tona në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht për Ukrainën, si dhe rëndësinë e mbështetjes së rinisë shqiptare. Wisner falënderoi gjithashtu kryeministrin për mikpritjen e jashtëzakonshme që Shqipëria ka treguar ndaj afganëve” thuhet në njoftim.

Pak ditë më parë, Edi Rama shprehu habinë duke thënë se nuk e kuptonte se përse i ngarkuari më punë i SHBA-së në Tiranë kërkoi hetime lidhur me denoncimet për të dhënat e sistemit TIMS.

Është një histori e nxjerrë dhe e manipuluar nga njerëz që kanë humbur pushtetin nga ato të dhëna në Policinë e Shtetit, nuk ka asnjë shqetësim. Nuk jam në dijeni të SHBA, s’e kuptoj pse e ka bërë këtë deklaratë duke qenë se me ta i kemi dhënë sqarimet, ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se në përpjekje për të bërë backup ka dalë që s’ka bërë backup”, tha Rama. Por nuk dihet nëse sot është folur për këtë çështje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit