Zbardhen detaje të reja nga operacioni “Misteri” që u finalizua në Fier me arrestimin e Albi Mecinit, 29-vjeçarit që dyshohet se do të vriste një emër të njohur të botës së krimit.
Shënjestra nuk zbulohet nga policia, që thotë se hetimet vazhdojnë. I riu u arrestua me dy çanta brenda së cilave kishte 21 kg lëndë plasëse e montuar me celularë gati për shpërthim me telekomandë.
Albi Mecini, që njihet për lidhjet me Admir Tafilin dyshohet se është njeriu që zhduku Fatmir Sulollarin dhe Leonard Thodhorin në prill të këtij viti.
Albi Mecini është me precedent të theksuar kriminal edhe jashtë shtetit, në Angli dhe Francë, për trafikim droge dhe krime kundër personit.
Merr fund misteri! Policia: Ky është njeriu që rrëmbeu “Koçolen” dhe shokun e tij