-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përcaktohen 32 skuadrat e UEFA Champions League, priten tre biletat e fundit

Kryesoret

PSV Eindhoven, Royal Antwerp dhe FC Copenhagen plotësojnë edhe tre vendet e fundit të mbetura në vazot për shortin e UEFA Champions League që do të hidhet nesër në orën 17:45 në Nyon.

Në Holandë, PSV kaloi 5-1 Rangers në një ndeshje pa shumë histori ku skuadra e Peter Bosz arriti të imponohej në lojë dhe rezultat duke i dhënë vetëm një mundësi ekipit skocez që ndryshe nga një sezon më parë, nuk arriti të bënte mrekullinë në të njëjtin “vend krimi”. Tavernier në minutën e 64 shënoi golin e shpresës por rezultati final u thellua 5-1 nga Luk de Jong, Firman dhe një autogol.

Në Danimarkë, FC Copenhagen kaloi kampionët polakë të Rakow edhe pse barazoi 1-1 duke u bazuar në suksesin minimal të ndeshjes së parë. Vendasit nordikë shënuan për avantazhin e përkohshëm me gol të sllovakut Vavro por Zwolinski barazoi.

Ndeshje shumë e luftuar në Athinë mes AEK dhe belgëve të Royal Antwerp ku suksesi shkoi për skuadrën e Van Bommel me rezultatin 2-1. Zhgënjim për kampionët e Greqisë që do ta vazhdojnë rrugëtimin në Europa League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit