-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Kam shumë ide, por Prishtina nuk do zgjidhje

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se “ka shumë ide, vetëm zgjidhjet po mbarojnë”, kur u pyet se a ka ndonjë ide të re për situatën në Kosovë, në takimin me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Presidenti serb u takua me Lajçak një ditë më parë.

“Mund të ishim ulur dhjetë orë. Kam frikë se do të ishte e vështirë të gjesh një zgjidhje kur flet me njerëz që nuk kërkojnë zgjidhje, kur flet me njerëz nga Prishtina që kërkojnë arsye për konflikte dhe sulme ndaj popullatës serbe në veri të Kosovës,” tha ai.

Vuçiq theksoi se këto gjëra “nuk i thotë rastësisht”, sepse tha se dëshira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është që t’i “dëbojë” serbët nga atje.

“…Mos ta permendi sa mijëra kilometra jemi larg nga formirmi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Prishtinës nuk i shkon mendja që kjo të ndodhë,” tha Vuçiç.

Lajçak ka njoftuar në profilin e tij në rrjetin social X, të njohur më parë si Twitter, se më 30 gusht kishte diskutuar me Vuçiç për “takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara gjatë dialogut”.

Ky takim u zhvillua pasi Lajçak më 28 gusht njoftoi se kishte një “takim të rëndësishëm” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, në kuadër të përgatitjeve për takimin e radhës të nivelit të lartë, i cili planifikohet të mbahet në shtator. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit