Pesë punëtorë të hekurudhorët humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali. Punëtorët, të moshës 22 deri në 52 vjeç, po ndërronin një pjesë të shinave pranë Torinos kur u goditën nga treni që udhëtonte me 160 km në orë. Të gjithë ata ishin duke punuar në linjën mes Torinos dhe Milanos.
Michael Zanera është njëri nga punëtorët që humbi jetën. Pak orë para vdekjes, Michael Zanera kishte postuar një video në TikTok me një koment ku shkruante se është shenjë nga Zoti. Teksa po bënte punën e tij, i riu me profesion saldator ishte përballur me një simbol, kryqin.
Këtë i ndjeri e kishte publikuar në rrjetet sociale, duke pretenduar se Zoti po kërkon t’i dërgojë atij një mesazh. “Është hera e parë që më ndodh kjo, teksa po lidhja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit i lutem çdo ditë sepse nuk është momenti i mirë për mua”, ka shkruar punëtori. Pak orë më pas u përplas për vdekje, shkruan TgCom.