Ngjarje e rëndë në Greqi. Me 12 goditje në fytyrë dhe qafë, 45-vjeçari i burgosur i klinikës psikiatrike të Spitalit të Përgjithshëm të Korfuzit ka vrarë pacienten 63-vjeçare.
Gjithçka ka ndodhur dje të enjten (31/8), pak para orës 22:00, kur qendra operative e Drejtorisë së Policisë Korfuz u njoftua nga një infermiere e klinikës.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar ekipi i policisë ku ka arrestuar autorin, i cili vuan nga çrregullimi bipolar dhe psikoza. Nga e njëjta sëmundje vuante edhe viktima e sulmit, sipas mediave greke.