Sot ka mbërritur në Lushnje trupi i pajetë i Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit që u vra të dielën në Ankona nga një algjerian.
Të afërm, miq dhe të njohur shoqëruan dje pasdite në portin e Ankonës arkivolin e Klajdi Bitrit mbuluar me flamurin kuqezi. Komuniteti shqiptar dhe shokët marshuan duke brohoritur “drejtësi”.
Në rreshtin e parë, vëllai i Klajdit, Xhuliano, më pas miqtë e tij, të ardhur me dhjetëra, anëtarë të komunitetit shqiptar dhe shokë të ekipit të futbollit.
Ata parakaluan në portin e Ankonës dhe artikuluan një fjalë të vetme: “Drejtësi, drejtësi, drejtësi”, shkruajnë mediat italiane.