-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Altin Dumani u kërcënua sapo Balla u bë ministër

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani është kërcënuar dhe këtë e lidhi me kohën që ministër i Brendshëm u vendos Taulant Balla.

“Në bazë të këtyre bisedave, Taulant Balla shkon të paktën për 10 dosje. Minimumi 10 dosje. Dhe ai u zgjodh dhe u vu nga Edi Rama në krye të krimit.

U vu për të mbrojtur krimin. Sa shkoi, e plaçkiti dhe e grabiti të gjithë sistemin TIMS. Ka vetë 54 udhëtime me Begon. Plus trafikantë të tjerë.

Po Olsi Rama, sa është me atë Gjonajn e Hakmarrjes së Xibrakës? I ka në TIMS të gjitha. Dalja e tij jashtë kufirit me makinën e adoptuar për transportin e drogës. Se këto duhen zhdukur.

Tani çfarë ndodh? Kanë vu nën presion të tmerrshëm kriminal SKAP-in. Po kush e kërcënon Altin Dumanin? Sapo ky u bë ministër, filluan bandat ta kërcënojnë? A pret kush që Dumani të hetojë Ballën kur ky i fut kriminelët në katër anët?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit