-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kursi i këmbimit, Leku rifitoi terren ndaj Euros

Kryesoret

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut këtë javë pati një tendencë në rënie, pas rritjes së fortë të javës së kaluar.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 108.42 lekë. Megjithëse shënoi një rritje të lehtë krahasuar me ditën e enjte, në harkun e një jave Euro ka humbur afërsisht 2.2 pikë në kursin e këmbimit me Lekun.

Ecuria e kursit të Euros ngelet përcaktuese edhe për kursin e valutave të tjera.

Dollari Amerikan këtë javë pati një tendencë në rënie dhe të premten këmbehej me 100.73 lekë, në rënie me pthuajse 2.6 lekë krahasuar me një javë më parë.

Edhe kursi i Paundit Britanik regjistroi një korrektim në rënie dhe e mbylli javën në nivelin e 126.68 lekë, 2.3 lekë më pak krahasuar me një javë më parë.

Javën e kaluar, Euro regjistroi një rritje të fortë në afërsisht 5.5 lekë dhe arriti të rifitonte të gjithë terrenin e humbur gjatë tre muajve të verës.

Më datë 25 gusht, Euro arriti në 110.58 lekë, niveli më i lartë që prej fundit të muajit maj. Megjithatë, gjatë kësaj jave një pjesë e rritjes së fortë të javës së kaluar është korrigjuar dhe aktualisht kursi i këmbimit Euro-Lek ndodhet afërsisht në nivelet e muajit qershor.

Sipas agjentëve, këto lëvizje të kursit në një masë të madhe reflektojnë pjesërisht zbehjen e efektit sezonal. Sipas statistikave zyrtare, këtë vit Shqipëria tërhoqi një numër rekord turistësh të huaj./ Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit