Një 68-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Vaun e Dejës nga një 21-vjeçare. Mësohet se i moshuari Zef Paloka tentoi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me Nikoleta Nikajn.
I nguli thikën 68-vjeçarit në Vaun e Dejës, autore një vajzë 21-vjeçare
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Dejë. Zef Koleka u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodrës.
Raportohet se vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari. Ajo ka deklaruar se i moshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa pas shoqërimit në polici ajo e ka pranuar autorësinë.
Agresori dhe vajza janë banorë të zonës. Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën.