-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viktimat e dhunës në familje në Kosovë, Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur!

Kryesoret

Një raport i publikuar të enjten nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, tregon se të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë, që në të shumtën e rasteve janë vajza dhe gra, përballen me pasiguri dhe mungesë të mbështetjes në përpjekjet e tyre për t’iu larguar situatave abuzive.

Të mbijetuarat e dhunës në familje të anketuara nga Amnesty International thanë se përgjigja e shtetit është e pamjaftueshme për t’i mbështetur ato të jetojnë të pavarura, duke i detyruar shumë prej tyre të rikthehen te abuzuesi.

Rina Kika, autore e raportit tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se reagimi i shtetit ndaj dhunës në familje nuk është mjaftueshëm i përqendruar tek të mbijetuarat.

Një prej gjetjeve kryesore te raportit tonë është që shteti i Kosovës e ka përgjigjen shumë të përqendruar në drejtësinë penale dhe madje as kjo përgjigje nuk është adekuate sa i takon rasteve të dhunës në familje. Ndërkaq shumë pak po bëhet që të mundësohet që një person i cili përjeton dhunë në familje, të mund të jetojnë të pavarura dhe të kenë një mbështetje sociale prej shtetit sa i përket strehimit, punësimit dhe aftësimit të tyre dhe ta jetojnë një jetë pa dhunë”, tha zonja Kika.

Të mbijetuarat e dhunës që përpiqen të largohen nga situatat abuzive sipas të gjeturave të raportit përballen me pengesa të rënda, si mungesën e informacionit për ndihmën e disponueshme, keqtrajtimin nga oficerët e policisë, punonjës socialë të mbingarkuar dhe shërbime të pamjaftueshme mbështetëse.

LEXONI RAPORTIN E PLOTË NË VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit