Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës Administrative të Tiranës ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, duke kërkuar nga Komisionit i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, që të shqyrtojë kërkesën e selisë blu brenda dy ditëve.
Kërkesa lidhet me propozimin e anëtarëve të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet e pjesshme në Kukës.
Partia Demokratike më parë e kundërshtoi në KAS vendimin e Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi, sipas të cilit, kjo parti kishte të drejtë të propozonte vetëm një anëtar në komisionin zonal zgjedhor për zgjedhjet e 24 shtatorit pasi doli parti e tretë në rang kombëtar në zgjedhjet e 14 majit.