-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U zunë, nxori armën dhe i futi plumbin! Tetë të arrestuar në Kosovë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tetë persona janë arrestuar pas vrasjes që ka ndodhur të enjten në fshatin Balincë të Malishevës. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshje për një borxh mes dy grupeve.

“Pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të dyshuar meshkujsh kosovar, njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë si dëshmi materiale, ndërsa janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima në këtë rast është një 29-vjeçar, nga dyshimet e para thuhet se e gjithë ngjarja erdhi pasi viktima i pati borxh njërit prej të dyshuarve për vrasjen. /Zëri

Borxhi i vjetër i këputi jetën në lule të rinisë! Si ndodhi vrasja?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit