-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha i merr Bardhit postin e kreut të grupit dhe përjashton njerëzit e Berishës

Kryesoret

Lulzim Basha “zhvesh” Gazment Bardhin dhe përjashton njerëzit e Sali Berishës. Ditën e sotme kreu i PD-së zyrtare edhe pse me vetëm shtatë deputetë në krah të tij ka mbledhur Kuvendin Kombëtar ku do të ndryshojë statutin duke përjashtuar kritikët dhe duke i marrë Gazment Bardhit postin e kryetarit të grupit.

Në draftin e ndryshimeve të statutit që do të miratohet në orët në vazhdim theksohet se kur PD është në opozitë postin e kryetarit të grupit e mban kryetari i partisë, që rrjedhimisht është Basha.

Kjo e shkarkon automatikisht Gazment Bardhin. Por ky i fundit nuk e njeh rizgjedhjen e Lulzim Bashës dhe rrjedhimisht as Kuvendin me ndryshimet në statut. Kjo do të thotë se PD mund të futet në procese të tjera administrative nëpër gjykata pas dosjes së vulës.

Gjithashtu në statutin që do të marrë sot “bekimin” e demokratëve të grupit të Bashës do të përjashtohen të gjithë anëtarët që kanë kandiduar në zgjedhjet e 14 Majit me forca të tjera politike. Qëllimi është largimi i njerëzve që janë në krah të Sali Berishës në grupin e “Rithemelimit”. Sot me këto vendime PD zvogëlohet akoma më shumë…

DRAFTI me ndryshimet e reja në statutin e PD-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit