-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha e “zhveshi” si shef grupi, Bardhi: Lul, po gënjen veten!

Kryesoret

Me statusin e miratuar ditën e sotme nga Këshilli Kombëtar i Lulim Bashës, Gazment Bardhi nuk është më kryetar grupi.

Mirëpo, ky i fundit nuk i ka kursyer një përgjigje për kryedemorkatin, dikur aleatë, e sot kundërshtarë. Bardhi ka zgjedhur që t’i përgjigjet Bashës me një citim nga Dostojevski.

“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme”, shkruan Bardhi.

Në nenin 48, pika 3 të statutit të ndryshuar, propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë.

“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në draft.

Miratohet statuti i ri i PD-së: Basha kryetar pa afat, zgjidhet edhe shef grupi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit