Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim droge. Policia njofton se gjeti dhe sekuestroi 305 bimë narkotike në tre fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë dhe Burrnesh të mbjella nga 27 vjeçari, të cilat u asgjesuan nëpërmjet djegies.
Personi i proceduar penalisht ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij dhe nuk ka kallëzuar autoritetet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Water gate”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Alfred Doçi, 27 vjeç, banues në fshatin Fushë-Thumanë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. K., banues në Fushë-Thumanë.
27-vjeçari ka kultivuar bimë narkotike në fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë, dhe Burrnesh, ndërsa shtetasi R. K., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale, pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij, dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton policia e Krujës.