Ditën e sotme, rreth orës 15:10 është shënuar një aksident në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë të Maliqit.
Nga njoftimi paraprak i policisë mësohet se një 34-vjeçar me inicialet R. H., dyshohet se ka humbur kontrollin duke drejtuar automjetin tip “Benz” dhe më pas automjeti nën drejtimin e tij ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi 34-vjeçar dhe dy pasagjerë të automjetit me inicialet M. B. dhe B. B..
Ata janë transportuar për në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.