Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat tre të rinjtë e arrestuar me kokainë tre ditë më parë në Tiranë. U shfaqën të qeshur në sallën e gjyqit.
Robert Domi, Andrea Dema dhe Genis Mustafa akuzohen se furnizonin me kokainë disa rrjete shpërndarësish të cilët më pas e shpërndanin në lagjet kryesore të Tiranës.
Nga kontrolli në makinën e tyre u gjet pako me lëndë narkotike kokainë me peshë 1 kg e 52 gr mbi të cilën ishte simboli i tre yjeve.