Aksident në Bllok. Nuk dihet se si ka ndodhur ky aksident në kryeqytet. Pamjet janë publikuar nga “JOQ”. Nga pamjet shihet një mjet luksoz tip Ferrari i cili është përplasur me xhamat e jashtëm të një dyqani në zonën më të populluar të Tiranës.
Makina luksoze ka marrë dëme në pjesën e përparme teksa nuk njihet drejtuesi i saj apo gjendja e tij shëndetësore. Rrethanat e aksidentit janë po ashtu të pazbardhura ende teksa dyshohet se është shkak për humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi ka qenë konsumi i pijeve alkoolike.