-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i PS: Klanet po bëjnë kërdinë me tendera dhe poste

Kryesoret

Shtohen zërat që shprehin pakënaqësi brenda radhëve të Partisë Socialiste dhe këtë herë është deputeti Petro Koçi ai i cili ka bërë një reagim.

Lidhur me mënyrën dhe formën e të organizuarit brenda kësaj strukture politike, Koçi ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook.

Ky i fundit ka marrë si shembull filmin shqiptar “Rrethimi i Vogël”, ku shprehet se edhe sot në drejtori dominojnë klanet dhe sektet, të cilat marrin tendera dhe bëjnë punësime.

“Po shoh filmin “Rrethimi i Vogel”. Është prodhuar në komunizëm. Por frymëzon ndershmërinë e zyrtarit.

Ku film vlen edhe sot për zyrtaret e demokracisë. Që të jenë të ndershëm, të drejtë, të pastër, të përulur, të thjeshtë, shërbyes të ligjit, parimorë dhe llogaridhënës. Edhe sot rrethimi i vogël i familjarëve apo miqve bën kërdinë më shumë se dje.

Klanet dhe sektet janë shushunjat e pangopura me tendera, miliona, drejtorira dhe poste. Partia e tyre është përfitimi. Te “Rrethimi i Vogël” të përshtyp e përthith loja e mrekullueshme aktoriale.

Personazhe të gdhendur me vërtetësi të pashoqe. Këtë postim nuk po e bej për propozimet e lajthitura për t’i ndaluar këto filma. As për nënpropozimet e peraferta. Por për diçka tjetër.

A kemi sot në shoqëri personazhe si Zenun Boriga? Qe nuk pranojnë privilegje dhe status të pamerituar? Apo epshi kapitalist i ka zënë të gjithë për fyti,” shkruan Koçi në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit