-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyshime për keqpërdorime me terapitë e të sëmurëve me kancer në Shkup

Kryesoret

Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut po heton pretendimet për keqpërdorime në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, që kanë të bëjnë me vjedhjen dhe shitjen e terapive të personave të sëmurë me kancer.

Hetimet kanë nisur bazuar në shkrimet e javores maqedonase “Fokus” në muajin maj, e cila raportoi për mungesë të terapisë imune të citostatikëve, nga të cilat varet jeta e të sëmurëve me kancer.

Autoritetet, me urdhër të organeve të ndjekjes penale, kanë bastisur hapësirat e klinikës, ku kanë konfiskuar kompjuterë, të dhënat kompjuterike dhe material tjetër për ekspertizë të mëtejmë.

“Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dhe Ministria e Punëve të Brendshme vazhdojnë me procedurën parahetimore, të iniciuar në bazë të pretendimeve në tekstet e një gazete javore lidhur me punën e Klinikës së Onkologjisë. Kontrollet bëhen me qëllim të sigurimit të provave për ekzaminimin e shenjave të mundshme të veprës penale,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Sipas javores “Fokus”, “në disa raste punonjësit e klinikës janë kapur duke vjedhur terapinë e nevojshme dhe të shtrenjtë, të cilën më pas e kanë shitur në tregun e zi, sipas një skeme të hartuar me përfshirjen e më shumë të punësuarve në klinikë”.

“Borxhet e Klinikës së Onkologjisë në tre vitet e fundit kanë arritur deri në 20 milionë euro për shkak të ndarjes së terapisë pa plan paraprak,” thuhet në shkrimin e gazetës.

Sipas të dhënave të shoqatës, “Hema”, në Maqedoninë e Veriut, nga 2012-2021, në baza vjetore me kancer diagnostikohen rreth 7.000 persona, gjysma prej të cilëve e humbin jetën.

Terapia për trajtimin e një të sëmuri me kancer arrin deri në 6.000 euro, varësisht prej gjendjes shëndetësore të pacientit dhe ajo kryesisht mbulohet nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit