Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max ka rishpërndarë për ndjekësit e saj të shumtë në “InstaStory” një foto të një plazhi të Shqipërisë, ku ka shprehur dëshirën për të qenë në shtetin amë.
“Dua të jem në Shqipëri në këtë moment,” shkroi Ava Max në mbishkrimin e këtij postimi në “InstaStory”.
Edhe pse ka origjinë shqiptare, artistja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, nuk ka qenë kurrë për vizitë në Shqipëri.