-sidi education-spot_img
23.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Evropa: Nuk pajtohem me këtë opsion

Kryesoret

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar kundër mundësisë së tërheqjes së trupave amerikane nga Europa, duke theksuar se një vendim i tillë nuk është në përputhje me bindjet e saj personale.

Ajo bëri këto deklarata gjatë një vizite në Jerevan, ku komentoi qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reduktimin e pranisë ushtarake në bazat evropiane, përfshirë edhe ato në Itali.

“Ne duhet të forcojmë sigurinë tonë dhe të rrisim kapacitetin tonë të reagimit. Kjo është një zgjedhje që nuk varet nga unë, por personalisht nuk pajtohem me të,” deklaroi Meloni, duke shtuar se Italia ka qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj detyrimeve të saj ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të NATO-s. “Italia ka kontribuar në misione ndërkombëtare edhe kur interesat e drejtpërdrejta kombëtare nuk kanë qenë të rrezikuara, si në Afganistan dhe Irak,” theksoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit