-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Florida, Presidendi Biden u premton mbështetje të prekurve nga uragani

Kryesoret

Presidenti Joe Biden vëzhgoi zonat e goditura nga uragani Idalia në Florida fillimish nga ajri, përpara se të zbriste në terren, e bashkë me drejtuesit lokalë të qytetit Live Oak, të shihte nga afër punën që po kryhet për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara nga stuhia.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e Guvernatorit të shtetit Ron DeSantis, një prej kandidatëve kryesorë republikanë për zgjedhjet presidenciale. Zoti DeSantis nuk pranoi t’i bashkohej Presidentit Biden, duke thënë se prania e tij, do të ishte pengesë për punën që po kryhet për të përmirësuar situatën.

I pyetur lidhur me mungesën e rivalit të tij, zoti Biden tha se nuk ishte i zhgënjyer nga një vendim i tillë, ndërkohë ai mirëpriti praninë e senatorit Rick Scott, një prej dy senatorëve republikanë të këtij shteti.

Duke folur pranë një kishe me çati të dëmtuar e një shtëpie gjysmë të shkatërruar nga një pemë, presidenti u zotua për mbështetje totale të qeverisë federale për banorët e Floridës.

Jam këtu sot për të dhënë një mesazh të qartë për banorët e Floridës dhe gjithë juglindjes së vendit. Ia kam thënë edhe guvernatorit tuaj, se jam gati të ofroj mbështetje për çdo gjë që u nevojitet e që lidhet me stuhinë. Vendi juaj u mbështet dhe ne do të jemi me ju derisa puna të përfundojë,” tha ai.

Më herët, kryebashkiaku i Live Oak-ut, një qytet rreth 130 kilometra në lindje të kryeqytetit të shtetit, Tallahasit, falënderoi Presidentin Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden për vizitën.

“Na treguat se ne jemi të rëndësishëm për ju,” tha ai.

“Të gjithë mendojnë se Florida është e pasur, por ky nuk është një nga qarqet më të pasura të shtetit dhe këtu ka njerëz që po vuajnë,” tha Kryebashkiaku Frank Davis./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit