-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O Bekim të mbeta në dorë…”! Britma dhe lutjet e policit që u rrah me hunj në Tiranë

Kryesoret

Publikohet një tjetër video me pamje mjaft të rënda nga dhuna në Tiranë ku shtatë të rinj me hunj dhe gurë në duar ndjekin dhe godasin makinën ku ndodhej efektivi i policisë dhe vëllai. “Të mbeta në dorë o Bekim…”! Dëgjon fjalët dhe lutjet për të ndaluar të policit dhe vëllait të tij për Bekim Bulicën.

Gjithçka ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në Tiranë. Sipas informacioneve është arrestuar Blerim Bulica, ndërsa janë ende në kërkim Besart Bulica, Shaban Bulica, Bekim Bulica, Benard Aliaj.

Shkak për dhunën është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur me vëllanë e policit, i cili u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer, sipas pretendimit të tyre. Të dyja palët janë me origjinë nga Kukësi.

Policia thotë se gjatë konfliktit, efektivit, i cili ishte jashtë shërbimit, i ka rënë arma në tokë, e cila është gjetur më pas në vendngjarje. Si pasojë e goditjeve që kanë marrë, polici dhe vëllai ndodhen në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 3 jelekë antiplumb, veshje kamuflazhi si ato të forcave speciale angleze, dhe një shkop gome si ato të Policisë, dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Sharje dhe britma! 7 të rinj me hunj në duar, si e ndoqën dhe rrahën policin?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit