Deputetët rikthehen nga pushimet. Sot hapet sesioni i ri parlamentar. Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e parë në orën 10:00. Më shumë sesa projektligjet që do të ketë për diskutim këtë sesion, vëmendjen e ka marrë çarja e opozitës.
Sesion i ri, problem i vjetër që ende nuk është zgjidhur. PD do të futet në parlament me tre grupime. PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës me 10 deputetë në krah. Dhe dy grupet e tjera, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi në negociata për bashkim.
Pasdite kryefjalë do të jetë shumica socialiste. Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në orën 16:30. Pas ndryshimeve në parti të bëra në fund të korrikut, Rama paralajmëroi thirrjen e kësaj mbledhje në të cilën pritet të merren vendime të rëndësishme si për partinë ashtu edhe për qeverinë.
Në konferencën e fundit me gazetarët, kryeministri Rama nuk e përjashtoi mundësinë për ndryshime në qeverinë, kur tha se për këtë do duhej te pritej mbledhja e Asamblesë.
Një detyrë tjetër e forumit te larte socialist është caktimi i datës për të thirrur Kongresin e PS, në të cilin do të të miratohen ndryshimet dhe zgjedhjet e reja në parti, pasi selia rozë ka vetëm një sekretar të përgjithshëm të komanduar, Blendin Klosin.