Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Himarë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij.
Ai ka qenë në mjet i shoqëruar nga djali i tij dhe një moment nuk është ndjerë mirë, ka hapur krahun, por ka vdekur pak minuta më vonë. Sipas policisë, i moshuari dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
“Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 12:00, në Himarë, teksa drejtonte automjetin me të cilin lëvizte bashkë me djalin e tij, shtetasi S. B., 70 vjeç, banues në Dhërmi, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore, dhe për këtë shkak ka ndaluar automjetin.
Pak minuta pasi ka ndaluar automjetin, 70-vjeçari ka humbur jetën, në automjet, dyshohet për shkak të një arresti kardiak. Grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar ligjërisht shkakun e humbjes së jetës” njofton policia.