-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ka lindur me dy këmisha”! Krahu i djathtë i Veliajt futet në qeveri

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama prezantoi gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, këtë të hënë, ndryshimet në kabinetin qeveritar. Nga ndryshimet e bëra preken 6 ministri, ndërkohë që është shkrirë Ministria për Standardet dhe Shërbimet dhe është shtuar Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku.

Arbjan Mazniku mban postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015 për të cilin Edi Rama në muajin maj të këtij viti tha se “nëse Veliaj ka lindur me një këmishë, Mazniku me dy”.

Më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për periudhë 2 vjeçare. Para se të merrte përsipër këto detyra, ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri, sidomos në fushën e qeverisjes, Integrimit Europian dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Në janar të vitit 2008 Mazniku ka qenë pjesë e “MJAFT”-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit