-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli: Do të modernizojmë Kadastrën

Kryesoret

Reforma e sistemit kadastral është një nga fushat kyçe të reformës në Shqipëri që po mbështet nga Bashkimi Evropian. Ajo po nxit digjitalizimin e të dhënave të pronës, regjistrimin fillestar dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Gjithashtu, kjo reformë forcon sigurinë e pronës, transparencën dhe krijon një mjedis më të mirë për investime. Këto u diskutuan sot në Tiranë, gjatë një tryeze të nivelit të lartë që bëri bashkë institucionet kadastrale nga rajoni për të shkëmbyer përvoja mbi transformimin digjital, sigurinë e pronës dhe standardet që lidhen me procesin e integrimit në BE.

“Modernizimi i sistemit kadastral kontribuon drejtpërdrejt në një ekonomi më të fortë dhe një shoqëri më të begatë, dhe është gjithashtu i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Identifikimi dhe regjistrimi i pronave dhe pronësisë ka qenë veçanërisht kompleks për shkak të të dhënave historike të paplota, ndryshimeve të shpejta demografike, zhvillimit të kuadrit ligjor dhe pasaktësive në metodat e matjes ndër vite. BE-ja dhe Shqipëria kanë forcuar së fundmi bashkëpunimin për t’i adresuar së bashku këto sfida. Vizioni ynë i përbashkët është i qartë: ta bëjmë Shqipërinë një mjedis të sigurt dhe të besueshëm për pronësinë dhe investimet, dhe të sigurojmë që të gjithë të gëzojnë të drejtat e tyre pronësore,” tha Andre Rizzo, i Ngarkuar me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit