Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e kombëtares përballë Polonisë, teksa stadiumi në Tiranë do jetë në kapacitet maksimal.
Me 22 mijë vende, një pjesë e vendeve janë edhe për tifozët miq nga Polonia, që në disa raste kanë treguar se janë të dhunshëm në transferta.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar,” njofton federata.
Në rastet e mëparshëm mes dy kombëtareve, sfida e fundit në “Air Albania” foli për Poloninë 0-1, teksa tifozët e këtyre të fundit u përplasën me policinë dhe hodhën sende të forta kundrejt tifozëve shqiptarë.