Kryeministri Edi Rama drekoi me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë. Gjatë bisedës që zhvilluan në Kryeministri, Rama ka postuar disa foto gjatë takimit, mes tyre duke i treguar pikturat. Më tej, Rama thotë se folën për të tashmen dhe të ardhmen. “Me Presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri” shkruan ai. Më herët, Osmani takoi Presidentin Begaj.