-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthimi i Ardian Çelës në skenën politike, drejtori më jetëgjatë i qeverisjes Rama

Kryesoret

Pak më shumë se dy muaj më parë, Edi Rama e zëvendësoi Ardian Çelën në krye të OSHEE-së me një emër të përzgjedhur nga Belinda Balluku.

Por vetëm pak muaj pas kësaj lëvizje, Ardian Çela është rikthyer sërish në skenën politike të PS-së dhe këtë herë me një post të rëndësishëm, atë të sekretarit organizativ, së bashku me disa ish-ministre si Evis Kushi dhe Milva Ekonomi.

Çela u largua nga drejtimi i OSHEE, një prej kompanive më të mëdha të sistemit elektroenergjitik shqiptar në qershor të këtij viti, ndërsa asokohe u tha se, atij i kishte mbaruar mandati 3-vjeçar për drejtimin e shoqërisë dhe se nuk do të ketë një rikonfirmim të tij edhe për një mandat tjetër.

Rama zbulon emrat e sekretariateve të PS-së/ Ardian Çela, Kushi, Salianji, Kuko

Adrian Çela ka qenë në krye të OSHEE që prej dhjetorit 2014. Ai ndër vite është akuzuar nga opozita për një sërë aferash korruptive, por sërish i ka mbijetuar çdo lloj akuze, duke qenë në krye të një drejtorie të caktuar më shumë se çdokush tjetër nën drejtimin e qeverisë Rama.

E me emërimin e sotëm mesa duket gjërat kanë qenë të llogaritura nga Rama, duke qenë se, “nuk e la pa gjë” edhe pas dorëzimit të detyrës nga Çela si kreu i OSHEE-së.

Adrian Çela vendos “thelën” e madhe në pjatë! Tender 1.2 milionë Euro

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit