-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iu përmbys gomonia në mes të detit, shpëtohet turisti në Sarandë

Kryesoret

Policia i ka ardhur në ndihmë një pushuesi në Sarandë, i cili kishte mbetur në mes të detit. Qytetari ka kërkuar ndihmë pasi rrezikonte të mbytej sepse gomonia që drejtonte, ishte përmbysur në plazhin e Kasolles.

Menjëherë pas telefonatës, policia kufitare është nisur në drejtim të kësaj adrese dhe pas disa minutash kërkime kanë lokalizuar shtetasin që po kërkonte ndihmë dhe gomonen që ishte përmbysur.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë marrë këtë shtetas në mjetin e tyre lundrues dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Drejtuesi ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka falenderuar policinë për ndihmën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit